Të gjithëve na ka ndodhur të na rrëshqasë dora me kripën gjatë gatimit, por mos u shqetësoni! Le të mësojmë disa metoda efikase për të rimarrë kontrollin mbi gatimin tuaj.
Uji
Një nga zgjidhjet më të shpejta është shtimi i ujit. Kjo është veçanërisht efektive për supa ose gatime të lëngshme. Shtoni një filxhan të vogël ujë dhe trazojeni mirë. Përshtatini shijen duke provuar me një majë luge.
Uthulla
Uthulla ose limoni mund të ndihmojnë për të balancuar shijen e kripës. Shtoni pak lëng limoni ose një lugë uthull për të zbutur shijen e tepërt. Kjo metodë është ideale për patatet, mishi ose peshkun.
Zhytja në ujë
Nëse keni blerë mish ose ushqime të kripura, vendosini në ujë për disa orë për të hequr kripën e tepërt. Pas kësaj, mund t’i gatuani si zakonisht.
Patatet
Për të hequr ndjesinë e kripës në supa, futni një patate të larë në gjellë. Niseshteja e patates do të ndihmojë në thithjen e kripës, duke e bërë gatimin më të shijshëm.
Këto metoda do t’ju ndihmojnë të riktheni shijen e dëshiruar në gatimet tuaja!