Rajoni

Shpërthim me dy të vrarë dhe tre të plagosur në Malin e Zi!

Dy viktima dhe tre të plagosur nga një shpërthim në Malin e Zi. Tragjedia u shënua në momentin e aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese në Cetinje, në hyrje të Qendrës së Sportit. Autoritetet nisën hetimet.

Për shkak të fuqisë së shpërthimit u thyen xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit, si dhe një pemë u rrëzua, siç raportoi RTV Cetinje.

Për momentin nuk ka shumë informacione lidhur me atë që ka ndodhur e kjo është një ngjarje në zhvillim.

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, në koodinim me Zyrën e Prokurorit të Shtetit në Podgoricë po ndërmarrin masa dhe veprime intensive, për të cilat publiku do të informohet, njoftoi policia.

Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç janë vrarë në vendngjarje, ndërkaq Pregrad Millosheviç humbi jetën në spitalin në Cetinje si pasojë e plagëve të marra. Një nga tre të plagosurit, Taso Jovanoviç, 46 vjeç, u transferua në Qendrën Klinike në Podgoricë, ndërkaq Desanka Vujoviç dhe Mihailo Borozan po trajtohen në spitalin në Cetinje.