Aktualitet

Shpërthim eksplozivi në një studio muzikore në Kamëz!

Shpërthim eksplozivi në një mjedis të përshtatur si studio muzikore në Kamëz, fatmirësisht pa të lënduar por me dëme materiale. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit, në rrugën “Arben Broci”. U dëmtuan pllaka mermeri e xhama. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të shpërthimit.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A.A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat). Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në një tjetër zhvillim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi” u bë i mundur arrestimi i një shtetasi me iniciale S.S, i cili u ndalua nga uniformat blu në aksin Bilisht-Korçë dhe iu gjetën 4 qese me 3 kilogramë cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Gjatë kontrollit, në pjesën e motorit të automjetit të S.S. u gjetën të fshehura katër qese me tre kilogramë cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.