Aktualitet Bota

Shpërndante fletë votimi të plotësuara, arrestohet kandidati për eurodeputet në Greqi!

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një kandidat për eurodeputet në rajonin e Rodopit, teksa ai dyshohet se shpërndante fletë votimi të plotësuara.

Konkretisht, kandidati për eurodeputet po shpërndante fletë votimet e plotësuara të pakicës, Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB) me të cilën ishte kandidat për eurodeputet.

Kjo ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në Myrtiski sot në mesditë. Nuk dihet se sa fletë të plotësuara votimi ka arritur kandidati të shpërndajë.

Pas arrestimit është dërguar në Komisariat dhe më pas nesër do të paraqitet në Prokurori. KIEF më së shumti përfaqëson minoritetin mysliman në verilindje të Greqisë.

Ka përfunduar votimi në disa vende për zgjedhjet europarlamentare në vendet e Bashkimit Europian. Në Greqi ka përfunuduar në porën 19:00 me orën lokale, ndërsa në Gjermani janë mbyllur kutitë e votimit në orën 18:00.

Në Francë pritet të përfundoj procesi i votimit të në orën 20:00. Projeksionet e para flasin për një rritje të forcave konservatore dhe partive të ekstremit të djathtë.

Sipas sondazheve të deritanishme, kryeson Partia Popullore Europiane (EPP) e cila sipas projeksioneve lë pas socialistët dhe demokratët. Liberalëve të Renew Europe u jepete vendi i tretë.

Ajo që bie në sy nga sondazhet paraprake është avantazhi në Austri i së djathtës ekstreme dhe kapërcimi në vend të dytë i AfD-së që lë pas SPD-në e Scholzit. Në vend të parë në Gjermani renditet CDU-ja. Ndërsa Greqi kryeson Neo-Demokracia, e ndjekur nga SYRIZA.

Sot që ishte dita e fundit të zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bëri thirrje për të marr pjesë në votim, teksa ajo vetë votoi në Burrdorg, pranë Hanoverit, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj Heiko.

“Shkoni dhe votoni, le ta bëjmë Evropën më të fortë se kurrë”, tha ajo.
Zgjedhjet për anëtarët e Parlamentit Europian filluan në datën 6 qershor, ndërsa dita e sotme (9 qershor) është edhe dita e fundit, ku pritet që të votojnë shumica e vendeve të BE.