Së fundmi këngëtari i njohur, Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën që çifti i ka dërguar. Ylli e ka publikuar atë në InstaStory ku edhe ka shkruar:
Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka. Hajde more gëzuar!
Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024. Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan pak ditë më parë duke organizuar një festë private me miq të ngushtë e familjarë. Dafina kishte zgjedhur një fustan nusërie të shkurtër, flokët i kishte kapur dhe si kurorë, mbante disa trëndafila të bardhë. Duffy publikoi një foto të unazave të martesës, më pas edhe një video ku shkruhej:
“Gëzuar për zotin dhe zonjën Gjergji”
View this post on Instagram