Aktualitet

Shpërdorim detyre, pezullohet punonjësi i policisë në Durrës!

Pas denoncimit në media të një punonjësi policie, i cili shfaqej duke shpërdoruar detyrën, kreu i Drejtorisë së Policisë së Durrësit mori masa duke pezulluar nga detyra oficerin e Policisë së Shijakut, si dhe ka nisur hetimin ndaj tij.

Sipas uniformave blu, nënkomisari me iniciale E.Ç., ka shkelur pikën 1 të nenit 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit, e cila thotë: “Nuk përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë.

Njoftimi zyrtar:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të pikës 8 të nenit 222 të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë Nënkomisar E.Ç., me detyrë oficer në Komisariatin e Policisë Shijak.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij, për shkelje të pikës 1 të nenit 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit “Nuk përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.