Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe kultivim i lëndëve narkotike, lihen në burg katër persona në Lezhë! Mes tyre dy ish-policë!

4 personave në Lezhë, iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, nga Gjykata e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm .

S.XH., 27 vjeç, K.N., 28 vjeç, K.L., 28 vjeç dhe E.Ç., 30 vjeç janë lënë në burg pas një hetimi dy vjeçar, dhe akuzohen për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

– S.XH., 27 vjeç, ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– K.N., 28 vjeç ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– K.L., 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

– E.Ç., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë S.XH. dhe shtetasit K.L.

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë K.N. dhe shtetasi E.Ç.