Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Shpërbëjnë qelizat tumorale, një arsye më shumë për të konsumuar lajthitë!

Lajthia është antitumoral natyral. Sipas një kërkimi, falë biomolekulave aktive ato janë të afta të vrasin qelizat tumorale dhe favorizojnë rikthimin në kushte normale kryesisht të mëlçisë. Sipas grupit studimor në publikimin në revistën “Natural Product Research”, zbulimi është mjaft i rëndësishëm dhe mund të hapë rrugën për zhvillime të reja terapeutike dhe parandalimi në luftën kundër kancerit të mëlçisë.

Provat shkencore identifikojnë po ashtu ndryshimin e përmbajtjes ndërqelizore të dy molekulave RNA, të cilat janë çelësi për krijimin e medikamenteve antitumorale. Rezultatet e deritanishme në laborator tregojnë se ekstrakti i lajthisë është në gjendje të stimulojë në mënyrë domethënëse këto dy molekula duke ndaluar shumimin dhe përhapjen e qelizave të këqija dhe madje duke u “i shpërbërë”.

Lajthitë kanë një vend primar në fronin e arrorëve që na shtojnë jetën. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta.

Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave nëse konsumoni lajthi në pesë ditë ose më shumë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%.