Modelja e famshme, Naomi Campbell, është përballur me kritika të shumta, për shkak se ka përdorur paratë e fondacionit të bamirësisë “Fashion For Relief” për të qëndruar në hotele të shtrenjta, trajtime spa, cigare etj.
Një hetim i fshehtë kundrejt fondeve të bamirësisë, i cili u përmbyll në mars, zbuloi se paratë e mbledhura për bamirësi gjatë dekadës së fundit, janë keqpërdorur. Nisur nga kjo, fondacioni e ka përjashtuar supermodelen nga roli i saj për 5 vite.
Sipas hetimit, mijëra dollarë janë shpenzuar nga 54-vjeçarja për qëndrimet e saj në hotelet e shtrenjta, trajtimet në spa, sigurinë personale, cigare e shumë të tjera. Gjithashtu, u zbulua se edhe Bianka Hellmich, pjesë e fondacionit gjithashtu, ka marrë para në mënyrë të pautorizuar. Hellmich është përjashtuar nga roli i saj në fondacion për 9 vite.
Naomi u përball me kritika të shumta nga njerëzit në internet: “E kam ditur gjithmonë që ky fondacion ka diçka të mbrapshtë”; “Ok, por paratë e bamirësisë? Seriozisht?”; “Naomi, çfarë përbindëshi je!”, ishin disa nga komentet.
Campbell, nga ana tjetër, ka krijuar edhe organizatën “We Love Brazil” dhe u shpreh se puna e Nelson Mandela-s ishte frymëzimi i saj. “Fashion For Relief” i kushtohet përmirësimit të jetës së njerëzve, duke bashkuar dhe përdorur fuqinë e industrisë së modës për qëllime të mira”, u shpreh ajo.