Tech

Shpejtësi e jashtëzakonshme, Japonia bëhet me kabllot e para në botë USB4 2.0!

Kablloja USB4 u lançua së fundi, duke sjellë shpejtësi të transferimit të të dhënave deri në 40 Gbps, por tani edhe kjo është tejkaluar. Elecom u bë zyrtarisht kompania e parë që certifikoi kabllot e saj USB4 2.0. Këto janë kabllot e para USB4 2.0 dhe ato premtojnë shpejtësi që janë dy herë më të larta se USB4 standarde. Kompania aktualisht synon të lëshojë dy variante të kabllove të saj të reja USB4 2.0 në dhjetor dhe modeli bazë do të ofronte shpejtësi transferimi të të dhënave prej 80 Gbps dhe aftësi karikimi 60 W.

Modeli i dytë ofron një opsion karikimi edhe më të madh, nga 240W @ 48V/5A. Kabllot e para USB4 2.0 në botë do të kufizohen fillimisht në tregun japonez. Pritet që pas disa muajsh të fillojnë të shfaqen edhe në tregje të tjera. Është interesante se Microsoft tashmë ka filluar përgatitjen e Windows 11 për mbështetje USB4 2.0 dhe për momentin nuk dihet ende se kur do të shfaqet kjo mbështetje në kanalin e softuerit të qëndrueshëm.

Ndërkaq, skencëtarët britanikë thyen rekordin botëror për herë të dytë këtë vit. Lidhjet e reja optike funksionojnë 1.6 milion herë më shpejt se lidhjet me brez të gjerë në shtëpi. Tingëllon paksa e pabesueshme, por studiuesit britanikë kanë arritur shpejtësi rekord të transferimit të të dhënave me fibra optike deri në 402 terabit për sekondë (Tbps), që është afërsisht 1.6 milion herë më e shpejtë se shpejtësitë tipike të brezit të gjerë në shtëpi.

Shkencëtarët në Universitetin Aston në Birmingham arritën këto shpejtësi të reja duke përdorur të gjitha brezat e gjatësisë valore të përdorura në kabllot me fibra optike të disponueshme në treg. Shumica e lidhjeve me brez të gjerë me fibra optike zakonisht përdorin vetëm një ose dy breza. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit NICT të Japonisë.

Rekordi i ri është 25% më i shpejtë se ai i mëparshmi i vendosur nga i njëjti ekip shkencëtarësh në muajin mars. Në eksperimentet e mëparshme, ata arritën shpejtësi prej 301 Tbps duke përdorur katër nga gjashtë brezat e gjatësisë valore në kabllot optike.