Celebrities Film & Tv Magazine

Shpati në një romancë, Ed Manushi zbulon të vërtetën: “Ka ardhur në studio i shoqëruar me…”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Moderatori dhe ish-basketbollisti, që ka qenë konkurrent në “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Top Arena”. Sipas moderatores, Erjola Doçi, publiku ka interes të dijë nëse Shpati ka ardhur i shoqëruar në emision. Ajo lexoi një nga mesazhet që i ka ardhur në celular:

Shpati, a ka ardhur vetëm apo i shoqëruar?

Vetë ish-konkurrenti nuk deklaroi asgjë, por përgjigjen e dha moderatori Ed Manushi.

Do them një gjë që nuk do i pëlqejë të gjitha gocave në shtëpi, por ne këtu themi vetëm të vërtetën. Jo i shoqëruar, por i super shoqëruar me një super gocë ka ardhur. Kështu që, hiqni dorë nga Shpati, merruni me mua dhe me Enon.