Celebrities Gossip Showbiz

Shpat Kërleshi largohet përfundimisht nga shtëpia e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Të nominuarit për këtë javë kanë qenë Luizi, Elvisi, Antoneta dhe Shpati. Mes këtyre banorëre publiku ka vendosur se banori që duhet të largohet nga shtëpia është Shpati.

Ditën e sotme në një bashkëbisedim mes Oltës, Kiarës dhe vajzave të tjera, Kiara i ka thënë Oltës se e ka dëgjuar natën duke qarë. Olta e ka pranuar këtë gjë dhe është shprehur se përlotet çdo natë për shkak se i mungon djali i saj dhe nuk mundet dot më të vazhdoj të qëndroj larg tij.