Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Ai ishte së bashku me këngëtaren Ergita Bahja, me të cilën ka një bashkëpunim të titulluar “M’thirr” që brenda pak ditësh po korr shumë sukses në “The Top List” dhe jo vetëm. Momentalisht projekti i tyre është në vend të katërt të listës së 100 këngëve më të mira moderne shqiptare të javës.
Ndërkohë Shpat Kasapi ka zbuluar planet e tij të ardhshme në lidhje me muzikën.
Më mungonte Shqipëria. Do të ketë një koncert recital, në nëntor ose dhjetor do të filloj të punoj për këtë
Pas kësaj, moderatorja e emisionit, Neada Muçaj, i thotë se ‘do ishte shumë interesante që t’a shikonim në Big Brother VIP’. Këngëtari i dashur për publikun shprehet se një gjë të tillë ia kanë thënë shumë njerëz.
Pse jo, ma kanë thënë shumë njerëz, mbrëmë madje te palestra se kam filluar të bëj pak palestër. Më thonë ‘Shpat shiko se ti ke një karrierë, nuk ke asgjë për të humbur, aty vetëm do fitosh. Tash 20 vjet ke karrierë, s’ke asgjë për të humbur, futu njëherë të të shohim’. Unë u them ‘do më votoni?’. Kushti. Do që të më shohësh aty, votoni (qesh).