Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat ai ka zbuluar gjithçka…
Cili është çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme, të qëndrueshme dhe pa pretendime?
Si e shikoj unë, çelësi është të pranosh siç është të kesh një njeri, të kesh hapësirë në lidhje edhe të kesh aftësinë të dashurohesh dhe të ridashurohesh vazhdimisht, të pranosh që njerëzit ndryshojnë, ne rritemi dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin.
Raporti yt me vajzat dashamirëse si rregullohet kur je në një lidhje mjaft të shëndetshme?
Nuk ka qenë problem kurrë sepse është një siguri e madhe që ne e kemi me njëri-tjetrin në lidhje. Nuk ka qenë kurrë problem dhe Blerta është tipi që kupton dhe e di, ajo është më e bukur se unë (qesh)
A ka ndonjë këngë që Shpat Deda ia ka dedikuar partneres së tij, Blertës?
Ka plot, janë më të lumtura nuk janë aq të dhimbshme. Blertën e kam partnere, do të thotë është një njeri me të cilin i ndan të gjitha, është personi që mendimin e të cilit e vlerësoj më së shumti. Është shumë e siqertë, inteligjente që do të thotë se herë punoj dhe çfarë bëj vulën e ka mendimi i saj.
Për të zbuluar më shumë rreth artistit kliko këtu.