Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje e paharrueshme që kapti vëmendjen e të gjithëve. Detajet e saj u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, me momentet më emocionuese nga ceremonia që u bënë virale. Një nga çastet më të spikatura ishte hyrja e Dafinës, teksa ajo afrohej për të filluar vallëzimin e parë si bashkëshortë, e shoqëruar nga zëri i Shpat Dedës, i cili interpretonte live.
Në një intervistë të bërë së fundmi, Shpati ndau emocionet që përjetoi në këtë moment të veçantë dhe shpjegoi se si lindi ideja për të kënduar në këtë ceremoni.
Dafina është një mikeshë e vjetër dhe tani edhe Kreshniku, të dy janë miq të zemrës. Një ditë, Dafina më kontaktoi dhe më kërkoi të këndoja gjatë vallëzimit të tyre të parë. Ajo kërkoi një këngë nga ‘Gjurmët’ që nuk e kisha dëgjuar më parë, e titulluar ‘Ty’. Ishte një demo e jashtëzakonshme me një ndjesi të veçantë. Më kërkoi gjithashtu të interpretoj ‘Përgjithmonë’ me kitarë, teksa ajo hynte. Ishte një kërkesë e veçantë që më bëri të ndihem jashtëzakonisht i nderuar