Sot feston ditëlindjen e tij Shpat Deda. Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, të hapësinohet në ndjenjën e bukur të vargjeve dhe në muzikën që nuk njeh limit.
Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu që sot e duartroket dhe buzëqesh apo ndjen kur ai përcjell tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë. Ai është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm.
Pikërisht për këto arsye, sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shpatin, por për të gjithë dashamirësit e muzikës së tij. Ndërkohë ju rikujtojmë që edhe pak ditë na ndajnë nga transmetimi i koncertit ”Udhëtim në fjalë e tinguj”.
Koncerti i tij do të vijë në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio në 21 qershor në orën 22:00. Ne mezi po presim, dhe jemi të sigurtë që po ashtu edhe ju…
View this post on Instagram