Celebrities Music Showbiz

Shpallja e Bad Bunny si “Mbret i Popit” nga Forbes sjell reagime të ashpra për një arsye shumë të fortë!

Ylli i muzikës pop të Amerikës Latine, Bad Bunny është kurorëzuar si “Mbreti i Popit” nga Revista Forbes në numrin e tyre special “30 Under 30”, të publikuar më 28 nëntor 2023. Titulli, i lidhur zakonisht me të ndjerin Michael Jackson, ka shkaktuar një valë të madhe diskutimesh dhe polemikash në rrjetet sociale, me opinione të ndara nëse Bunny e meriton një vlerësim të tillë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pubity (@pubity)

“X 100pre” ishte albumi debutues i artistit që publikua më 24 dhjetor 2018 dhe i solli atij një sukses dhe një famë të menjëhershme. Albumi, i cili arriti kulmin në vendin e 11 në listat e albumeve Billboard 200 dhe spanjoll, u certifikua si diamant dhe mbetet një nga krijimet e tij më të suksesshme deri më sot. Arritjet e mëdha të artistit portorikan përfshijnë gjithashtu të qenit artisti më i dëgjuar në platformën Spotify me 35.9 miliardë dëgjime (plays) dhe ka arritur një numër mbi 32 miliardë shikimeve (views) në kanalin e tij në YouTube, duke tejkaluar artistët e njohur si Justin Bieber, Ed Sheeran dhe Taylor Swift. Revista Forbes theksoi lidhjen e fortë të këngëtarit me rrënjët e tij spanjolle dhe aftësinë e tij për të kthyer çdo gjë që prodhon në një hit mbarëbotëror.

Megjithatë, vendimi për t’i dhënë titullin “Mbreti i Popit” Bad Bunny ka shkaktuar reagime të shumta. Disa fansa janë shprehur krenarë dhe kanë përmendur ndikimin global të artistit si arsye për ta merituar titullin. Të tjerë, megjithatë, e kanë kundërshtuar vendimin, duke treguar për artistë të tjerë që ata besojnë se e meritojnë më shumë se sa ai. Fansat e Michael Jackson, në veçanti, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke argumentuar se ndikimi i Jackson në mbarë botën e kalon atë të Bad Bunny.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet që argumetojnë se muzika moderne pop u detyrohet shumë artistëve si The Weeknd. Teksa debati vazhdon, është e qartë se ndikimi i Bad Bunny në industrinë e muzikës, pavarësisht nëse konsiderohet i denjë për titullin “Mbreti i Popit” apo jo, është i rëndësishëm dhe nuk mund të anashkalohet.