Bota

Shpalli zgjedhjet e parakohshme/ Macron i bën thirrje qytetarëve franceze…

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbrojtur vendimin e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje votuesve francezë të mblidhen dhe t’i thonë jo ekstremeve.

Tri ditë pas shpalljes së zgjedhjeve nga ana e tij, në përgjigje të fitores dramatike të “National Rally” të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane, Macroni mohoi se donte t’u jepte atyre çelësat e pushtetit, raporton BBC.

Ai ka thënë se thirrja e zgjedhjeve ishte opsioni i vetëm republikan.

Vendimi i tij për të thirrur dy runde zgjedhjesh më 30 qershor dhe 7 korrik ka bërë që katër parti në të majtë të bien dakord për një pakt për të punuar së bashku, por republikanët konservatorë kanë mbetur thellësisht të ndarë.

Udhëheqësi i republikanëve të linjës së ashpër Eric Ciotti po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi ai bëri thirrje për një aleancë me “National Rally”, të udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.

Megjithëse gjysma e republikanëve bazë e mbështesin një aleancë të tillë, shumica dërrmuese e liderëve partiakë e kanë refuzuar atë.

Presidenti Macron është kritikuar gjerësisht për një vendim në dukje spontan për të thirrur zgjedhjet, një orë pasi partia e tij rezultoi nën 15% nga zgjedhjet ndërsa “National Rally” mori  pothuajse 31.5% në votat evropiane