Aktualitet

Shpallet në kërkim drejtori i shkollës artistike Durrës, për shpërndarje droge!

Gjatë mega-operacionit të policisë së Durrësit të koduar “ Summer ” ku u finalizuan dy hetime pro-aktive për goditjen e armbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së narkotikëve është shpallur në kërkim dhe një drejtor shkolle.

Blutë e qytetit bregdetar të cilët kanë inicuar hetimin, kanë shpallur në kërkim Dashamir Mehmetin, drejtor i shkollës artistike, “ Jan Kukuzeli” apo siç njihet ndryshe shkolla e muzikës.

41 vjeçari nga hetimet në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nuk dihet nëse pjesë e ‘klientëve’ të tij kanë qenë edhe nxënës të shkollës që ai drejton ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan 15 persona, 3 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Pas hetimeve dy-mujore, policia ka finalizuar operacioni policor “Summer” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operpacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore referuan materialet në Prokurori për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria e Durrësit regjistroi procedimin penal, procedim i cili zgjati dy muaj.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria, dhe konkretisht: