Një ditë para aktivitetit të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, sot në kryeqytet u zhvillua gara e vrapimit “Fun Run Tirana” që mblodhi 2 mijë nxënës nga shkollat 9-vjeçare e të mesme, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndau çmimet e para theksoi se të tilla ngjarje sportive, përveçse promovojnë aktivitetin fizik në dobi të shëndetit, janë po ashtu një mundësi e mirë për t’u socializuar më tepër.
Të gjithë garuesit fitues që morën çmime, na dhanë një super shembull që gara dhe vrapi, patjetër që janë konkurrencë por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar njëri-tjetrin, për të krijuar shoqëri të reja, si dhe për të pasur një jetë të shëndetshme.
Kryetari i bashkisë Veliaj rikujtoi se nesër, kryeqyteti pret Maratonën e Tiranës me 4 mijë vrapues nga disa vende të botës.
Mbi të gjitha, shpresoj shumë që ashtu siç sot menaxhuam maratonën e të rinjve, ashtu ta menaxhojmë nesër maratonën e profesionistëve. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që kanë treguar durim, që kanë spostuar makinat, që kanë evituar të dalin dhe të shtojnë trafik sidomos në këtë ditë, që këtë fundjavë qytetin ia kemi dedikuar totalisht sportistëve, 4 mijë turistë që na kanë ardhur dhe që janë vrapues profesionistë.
Fituesit e tre vendeve të para për kategorinë e vajzave janë si më poshtë:
-Çmimi i parë, Elisabeta Marku nga shkolla “Qemal Stafa”; Rezultati: 2.25, 32
-Çmimi i dytë, Antonita Çuni, shkolla “Siri Kodra”; Rezultati: 2.56.20
-Çmimi i tretë, Darsia Vathi, shkolla “Fan Noli”; Rezultati: 3.05.06
Fituesit e tre vendeve të para për kategorinë e djemve janë si më poshtë:
Leonel Mesi, shkolla “Partizani”; Rezultati: 1.59.00
Arbi Toti, shkolla “Ismail Qemali”; Rezultati: 1.59.09
Marjol Hoxhaj, shkolla “Lidhja e Prizrenit”; Rezultati: 2.04.87
Për Maratonën e Tiranës do të ketë rrugë të bllokuara.
Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve të Tiranës, me qëllim sigurinë e garuesve, qytetarëve, parandalimin e aksidenteve rrugore, mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës pa incidente, si dhe lehtësimin e trafikut në qytet: Të mos parkojnë, automjetet e tyre private, brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur dhe konkretisht në:
1- Rr. e “Kavajës” (nga fillimi deri te Poliklinika nr.9, nga te dy krahët)
2- Rr. “Ibrahim Rugova”
3- Rr. “Papa Gjon Pali II”
4- Rr. “Xhorxh W. Bush”
5- Blv. “Bajram Curri” (segmenti nga ura perballë Gjykatës së Rrehtit Gjyqësor Tiranë – ura e Rr. “Elbasanit”)
6- Blv. Gjergj Fishta (segmenti nga blv. Dëshmorët e Kombit – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë)
7- Rr. Myslym Shyri.
Të lëvizin vullnetarisht mjetet e parkuara në rrugët (e mësipërme) ku do të zhvillohet gara, nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të spostohen me mjet ngritës, nga shërbimet policore.
Të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private, për lëvizjet e tyre, në datën 19-20 Tetor, për të lehtësuar trafikun ne qytet.
Të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë urdhrave të shërbimeve policore , në devijimet eventuale të trafikut që do të kërkohen.
Ata qytetarë, që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve që ndodhen brenda perimetrit të garës, duhet t’i nxjerrin ato, jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 20 Tetor, nëse kanë planifikuar udhëtime, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 15:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin me automjet, nga zona e tyre e banimit që ndodhet brënda perimetrit te garës.
Të mos tentojnë të levizin me biçikleta , monopatina, apo motore elektrike, në rrugët brenda perimetrit dhe gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.
Këmbësorët , të bashkëpunojnë me shërbimet policore dhe vullnetarët, për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.
Lëvizja me automjet nga pjesa Lindore e Tiranës, për në pjesën Perëndimore (dhe anasjelltas), gjatë zhvillimit të garës, do të mund të bëhet vetëm në dy skajet e perimetrit të garës, dhe konkretisht në pjesën fundore të Blv. te Ri, si dhe në Unazën e Madhe të Tiranës, që kalon pranë Kopshit Zoologjik.
Përfito nga super oferta!Reklame nga boost.al | New Moment Shpk|Sponsored