Sport

Shorti i grupeve të kompeticioneve europiane, teknologjia hyn në lojë ‘frikshëm’!

Garat evropiane do të kenë formate të reja në sezonin 2024/2025. Me skemat që do të jenë risi, UEFA do të ndryshojë edhe mënyrën se si do të kryhen shortet.

Organi drejtues i futbollit evropian zbuloi se, nga ky sezon e tutje, shortet do të kompjuterizohen pjesërisht:

 “Të 36 skuadrat do të shortohen manualisht duke përdorur goglat fizikë. Për çdo ekip të tërhequr manualisht, një program kompjuterik i caktuar do të tërheqë rastësisht tetë kundërshtarë në katër vazo, të cilat do të shfaqen në televizor. Softueri do të vendosë gjithashtu se cilat ndeshjet do të luhen në shtëpi dhe cilat do të luhen në transfertë.”

“Shorti do të jetë në rend zbritës derisa të gjitha ekipet të kenë kundërshtarët e tyre. Softueri do të sigurojë rastësi të plotë brenda kornizës së kushteve të shortit të përcaktuara nga rregulloret- shtoi UEFA në një deklaratë.

Së fundi, UEFA raportoi se pavarësisht se skuadrat e Ligës së Kampionëve i njohin të gjithë kundërshtarët e tyre në fund të shortit, lista përfundimtare e ndeshjeve, me datat dhe oraret e përcaktuara, do të publikohet vetëm më 31 gusht, për të siguruar se nuk ka përplasje kalendarike me skuadrat nga Liga e Evropës dhe Liga e Konferencave që luajnë në të njëjtat qytete.