Së fundmi, Natasha Poonawalla rrëmbeu vëmendjen në tapetin e kuq në Kanë, jo vetëm për look-un e saj por edhe për faktin se ishte e shoqëruar me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Sipas lajmeve, biznesmenia indiane është parë duke dalë nga hoteli me aktorin. Nuk kaloi shumë kohë dhe dolën thashetheme për një romancë të mundshme mes tyre. Në fund të shkurtit ata janë parë sërish bashkë duke shijuar një darkë.
Megjithatë, sipas Daily Mail, dyshja janë thjesht miq, sepse Natasha Poonawalla është e martuar me CEO-n e Institutit Serum, Adar Poonawalla. “Nuk ka asgjë më shumë se miqësi mes saj dhe Leos”,- shkruan Daily Mail. Natasha Poonawalla është një sipërmarrëse indiane, presidentja e fondacionit të bamirësisë “Villoo Poonawalla”. Përveç kësaj, ajo është drejtore ekzekutive e Institutit Serum të Indisë, një nga kompanitë më të mëdha të vaksinave në botë.
Ndërkaq, dashuria dhe lidhjet e Leonardo DiCaprio-s janë shpesh në titujt kryesorë të lajmeve, por zakonisht ndodh sepse ai ka një të dashur që është shumë më e re se ai. Këtë herë, 48-vjeçari po bën bujë pasi miqtë e tij mendojnë se supermodelja Gigi Hadid po i merr të gjithë kohën dhe e ndalon të shoqërohet me të gjithë miqtë e tij. Kjo sipas një burimi të brendshëm që ka folur për RadarOnline për DiCaprion dhe Hadid, për të cilët fansat duket se janë shumë të interesuar. Burimi ka thënë se DiCaprio zakonisht shumë i shoqërueshëm është shumë i zënë këto ditë.