Celebrities Gossip Showbiz

Shoqe me Ilnisa Agollit, ja çfarë tregon Xhilda Luzi për marrëdhënien në punë me Egla Cenon!

‘Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.

Ditën e sotme në “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Xhilda Luzi, e cila tashmë është mjaft e përfolur si një nga pjesëtaret e panelit të “Goca dhe Gra”. Jo shumë persona kanë informacione për jetën personale të saj, por sot Xhilda ka folur për të dhe më tepër. Xhilda ka folur edhe për pjesëtaret e tjera të panelit “Goca dhe Gra” e ndër to edhe për Eglën, lojën e të cilës e ka kundërshtuar gjatë ‘BBV3″ dhe për më tepër është mikesha e Ilnisa Agollit, e cila cilësohej si ‘armikja’ e Eglës.

Xhilda: Kam pasur shumë komente ‘Ti shoqja e Ilnisës si pranove të shkosh në këtë panel’

Bieta: Akoma nuk e kanë ndarë

Xhilda: Egla e bën shumë mirë ndarjen, publiku nuk e pranon akoma dhe marrëdhëniet janë shumë korrekte, Bigu ka mbaruar dhe jemi të pesta shumë profesionale