Muzikantja e njohur kanadeze Shania Twain e cila njihet më së shumti për këngët solo si, “Any Man of Mine, Man”, “I Feel Like a Woman”, së fundmi ka folur për masat që ajo merrte për të shmangur abuzimin seksual nga njerku i saj, Jerry Twain. Fituesja pesë herë e çmimit Grammy tha për “The Times” se:
Unë fshihja gjoksin tim të madh. Unë vishja reçipeta që ishin shumë të vogla për mua, vishja dy palë, do t’i ulja derisa të mos kishte asgjë të një vajze në mua. Bëhej më e lehtë të kaloje pa u vënë re. Sepse, o Zot, ishte e tmerrshme, nuk duhej të ishe vajzë në shtëpinë time. U desh shumë kohë për të menaxhuar atë zemërim. Mund të flisja dhe të tregoja një histori për veten time, nga mënyra se si lëvizja trupin tim, veshjet, ngjyrat. Oh, mendoj se është thjesht e dëshpëruar të jesh vajzë, është kaq e keqe të kesh gjoks. Më vinte turp që isha vajzë. Nuk do të hyj në detaje për këtë. Nuk e kam problem ta them, sepse mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ju mund t’i mbijetoni këtyre gjërave. Ndjej se abuzimi seksual shkon paralelisht me abuzimin fizik dhe psikologjik kur është dikush që ju e njihni.
Eilleen Regina “Shania” Twain OC është një këngëtare dhe autore këngësh kanadeze. Ajo ka shitur mbi 100 milionë disqe, duke e bërë atë artisten femër më të shitur në historinë e muzikës country dhe një nga artistet muzikore më të shitura të të gjitha kohërave.