Në dokumentarin e saj, ylli i pop-it Jennifer Lopez ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me të ëmën, Guadalupe ‘Lupe’ Rodriguez. Gjatë rrëfimit të saj, ajo e përshkruan të ëmën si një person të komplikuar, ndërsa zbulon se e ka dhunuar fizikisht kur ka qenë fëmijë.
Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër.
Në film shfaqet edhe Rodriquez, e cila pohon se është treguar e ashpër me Lopez dhe dy motrat e saj, Leslie dhe Lynda. Emigrantja nga Porto Riko rriti tre vajzat e saj në Bronx së bashku me burrin, David, me të cilin më vonë u divorcua. Rodriguez kujton se:
Unë gjithmonë kisha pritshmëritë më të larta prej tyre. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bënin më mirë. Jennifer, për t’ju treguar të vërtetën, ka qenë më e vështirë.
Lopez u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pas një sërë mosmarrëveshjesh me nënën e saj për planet e së ardhmes. J.Lo pranoi se nuk po i kushtonte vëmendje shkollës, pasi ishte më e përqendruar në aktivitete të tjera, ndërsa shton se Rodriguez i tha:
Nëse do të jetosh në këtë shtëpi, do të mësosh. Ne u grindëm keq një natë dhe unë u largova.
Rodriguez deklaroi se ka dëshiruar gjithmonë që tre vajzat e saj të arsimohen në mënyrë që të mos varen nga burrat. Në dokumentarin e saj të ri “Halftime”, artistja pranon se sa e vështirë ishte të rifillonte jetën e saj pas divorcit me Marc Anthony.
Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfekte.
Këngëtarja 52-vjeçare gjithashtu theksoi se çdo natë fle 7-9 orë, por që në vitet 90′ nuk ishte kështu. Ajo ka shprehur se kur ishte në të 20-at, ndihej e pamposhtur.
Kishte një moment në jetën time kur flija 3-5 orë në natë. Isha në xhirime gjatë gjithë ditës dhe në studio gjatë gjithë natës dhe bëja xhirime videosh në fundjavë.