Showbiz

Shndërrimi drastik i ish-banores së Big Brother

Bukuroshja korçare, Enxhi Kamenica, e cila arriti kulmin e famës së saj gjatë pjesëmarrjes në reality show, “Big Brother”, ka habitur fansat e saj me ndryshimin e bërë së fundmi në “look-un” e saj.

Në disa foto të publikuara nga gazeta “Panorama”, modelja shihet teksa ka shkurtuar flokët e saj, thuajse tullace.

Nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi drastik të bukuroshes por një gjë është e sigurt edhe me këtë “look”, ajo duket e mrekullueshme.