Aktualitet

“Shmangie e akteve të dhunës…”/ Reagon Presidenti Ilir Meta në lidhje me protestën në PD.

Pas nisjes së protestës së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë brenda saj. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar jo vetëm Policia e Shtetit por edhe ambasadoroja amerikane dhe gjithashtu  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

Mbështetësit e Berishës janë futur në selinë e Partisë Demokratike duke përdorur trapanë e çekiçë. Ata po tentojnë të hapin dyert e blinduara të godinës. Protestuesit kanë thyer disa xhama të selisë dhe kanë hedhur mjete të forta gjithashtu. Nga brenda në drejtim të protestuesve është hedhur një solucion që dyshohet si gaz lotsjellës dhe fikës zjarri.