Një nga yjet e “Squid Game” së fundmi ka falenderuar botën sepse falë këtij seriali ai sot është një milioner. Aktori Heo Seung-tae, i cili luan rolin e gangsterit Jang Deok-su shkroi në Instagram:
Faleminderit që më bëtë milioner.
Megjithatë, ndërsa shumë mendonin se ai po fliste në lidhje me paratë që ka fituar, ai në fakt po i referohej ndjekësve në Instagram. Ndërsa shumë e konsideruan këtë përgjigje si të pacipë, një ithar tha se:
Mjaft me kaq, sepse ai arriti një milion ndjekës në Instragram.
Duke marrë parasysh famën e madhe që seriali korean mori, ishte vetëm çështje kohe para se një lojë e vërtetë “Squid Game” të bëhej realitet, gjë që në fakt është ajo që ndodhi kohët e fundit në Abu Dabi. Seriali përqendrohet në 456 njerëz që konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për jetë a vdekje, të gjitha për mundësinë për të fituar një çmim të madh parash.
Shfaqja e Netflix u shfaq për herë të parë në mbarë botën në shërbimin e transmetimit në shtator të këtij viti dhe shumë shpejt bëri ‘xhiron’ e botës. Brenda javës së parë të lançimit, “Squid Game” u cilësua si seriali më i ndjekur i Netflix. Seriali tërhoqi mbi 111 milion shikues brenda 28 ditëve të para të publikimit, duke tejkaluar serialin më të ndjekur të rrjetit në atë kohë, “Bridgerton”.
Seriali gjithashtu ka marrë një vlerësim kritik universal, duke fituar një vlerësim 91% të miratimit në “Rotten Tomatoes”. Për më tepër, të thuash që “Squid Game” është bërë një fenomen kulturor do të ishte një nënvlerësim për të. Së fundmi aktori i njohur në serialin që po thyen rekorde të padiskutueshme, ‘Squid Game’, Anupam Tripathi ka folur në lidhje me rolin e personazhit të tij që quhet Ali Abdul. Tripathi, në një intervistë me gazetën koreane ‘Kyunghyang Shinmun’, shpjegoi ngjashmëritë që gjeti mes tij dhe personazhit në serial.