Rajoni

Shkupi i ‘shpëton’ një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian!

Një skandal është shënuar para konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës Albin Kurtit.

Një video e cila është bërë virale, tregon se organizatorët maqedonas kishin ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, në sallën ku do të mbahej konferenca për shtyp mes dy liderëve, në Shkup.

Shumë qytetarë e kanë komentuar si provokim nga pala maqedonase, veprim i cili pason incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.