Bota Botë e Çuditshme

Shkrihet statuja prej dylli e Abraham Lincoln në Washington, shkak temperaturat e larta!

Një statujë prej dylli e presidentit amerikan Abraham Lincoln është shkrirë ndërsa temperaturat u rritën gjatë fundjavës në kryeqytetin e SHBA-së. Fillimisht u shkri koka, më pas njëra nga këmbët. Koka nga skulptura prej dylli prej 6 metrash e Memorialit të Lincoln është tanimë në riparim.

Memoriali qëndron në vendin e Kampit Barker në Washington DC, një kamp refugjatësh i epokës së Luftës Civile që strehonte dikur afrikano-amerikanë të skllavëruar dhe të liruar, tani shtëpia e një shkolle fillore. Ajo u vendos jashtë shkollës fillore Garrison si pjesë e serisë së monumenteve të dyllit nga artistja nga Virginia, Sandy Williams IV.