Health & Beauty Lifestyle

Shkolla ka nisur dhe këto janë shenjat që tregojnë se fëmija juaj është i stresuar…

Stresi i shkollës mund të ndikojë jo vetëm në performancën akademike të fëmijëve, por edhe në shëndetin emocional dhe fizik. Shenjat e heshtura të stresit që fëmijët i fshehin janë mungesa e dëshirës për të folur për ditën në shkollë, ndryshime të papritura në sjellje si irritim ose lodhje e vazhdueshme, ankesa për dhimbje të kokës ose të barkut, që shpesh lidhen me ankthin, pagjumësia ose vështirësia për të fjetur, humbje ose shtim i papritur në peshë, lodhje e vazhdueshme, edhe pas periudhave të pushimit, ulje e performancës akademike, ndryshim i sjelljes në klasë, rënia e papritur e rezultateve të notave ose mospërqendrimi në mësime, frika e tepruar nga provimet dhe detyrat si dhe tërheqja nga aktivitetet sociale dhe mospjesëmarrja në aktivitete jashtëshkollore.

Arsyet se pse fëmijët mund ta fshehin stresin nga prindërit janë rika nga dënimi ose presioni për të qenë të suksesshëm, moskuptimi i vetë emocioneve të tyre ose paaftësia për t’i shprehur dhe pasiguria që i bën të mendojnë se duhet t’i zgjidhin vetë problemet.

Komunikimi hapur me fëmijën tuaj por pa presion. Krijoni një atmosferë ku fëmija juaj ndihet i sigurt të flasë. Pyesni me takt. Në vend që të bëni pyetje direkte, pyetni se si ndihet në lidhje me aktivitete të caktuara në shkollë. Vëzhgoni rutinën e tyre. Ndryshimet në zakonet e përditshme janë tregues të rëndësishëm. Duke u përqendruar te komunikimi i hapur dhe vëzhgimi i vazhdueshëm i rutinës, prindërit mund të identifikojnë herët shenjat e stresit dhe t’i ofrojnë fëmijës mbështetjen e nevojshme.

Ndërkaq, më shumë se 500 fëmijë në ditë në Angli referohen në shërbimet e shëndetit mendor për çrregullime me ankthin, shifër kjo dyfish më e lartë se norma para pandemisë së Covid-19. Në 2023-2024 ka pasur 204,526 referime të reja të pacientëve të moshës mbi 17 vjeç, ku shkaku kryesor ishte ankthi, tregojnë shifrat zyrtare. Në 2019-20, një vit para se të godiste Covid-19, totali ishte 98,953. Në 2016-17 ishte 3,879. Rritja alarmante do të thotë se fëmijët tani po referohen në shërbimet e shëndetit mendor në Angli për ankthin, me një normë prej një fëmijë në tre minuta ose pothuajse 4,000 raste në javë.