Aktualitet

Shkodër, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar gjatë një konflikti të çastit!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër pas një konflikti të çastit. Mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 24 vjeçari Jaser Osmani.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa 24 vjeçari është plagosur në kofshë dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është qëlluar pranë banesës së tij. Sa i përket autorit policia thotë se është identifikuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.