Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, mesa duket nuk mund të ketë qetësi. Edhe disa e sotme ka nisur me debate të shumta. Një përplasje me tone të larta ka ndodhur mes Erjola Doçit dhe Egla Cenos., ku nuk janë kursyer as ofendimet dhe gjykimet personale. Edhe pse debati mes tyre ka ditë që ka nisur, vajzat duket se kanë vendosur mos të bëjnë paqe. Egla i drejtohet Erjolës duke i përmendur kremrat 2 mijë euro që moderatorja përdor dhe e ka thënë edhe në intervista apo diskutime në emisione. Si pasojë Erjola ka shpërthyer ndaj aktores duke i thënë se është më mirë që një femër të kujdeset sesa të jetë budallaqe.
Pjesë nga debati:
Erjola-Françeskës: Të ishte grua nuk do të thoshte ‘ti je budallaqe’
Egla: Ti je më budallaqe, edhe hiqi syzet se nuk të zbukurojnë fare
Erjola: Unë ty të injoroj komplet
Egla: Shko vishu, shko përgatitu të vish të flasësh, vendos ndojë krem 2 mijë eurosh
Erjola: Unë ty të injoroj komplet
Egla: Shko se nuk ke vënë kremin 2 mijë euro
Erjola: Kaq keq ndihesh nga pamja ime? Unë e dua veten
Egla: Të kam parë gjithmonë të veshur dhe…
Erjola: Po unë prapë e kuruar jam
Egla: Flet bukur kur je e veshur, kështu flet budallallëqe
Visualizza questo post su Instagram