Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prej mbrëmjes së djeshme pas mbarimit të prime-t, banorët kanë qenë shumë të nervozuar e ndër debatet e të bërtiturat nuk kanë munguar edhe gjestet e papërmbajtshme. E ditën e sotme Françeska është përplasur përsëri me Heidin, duke kaluar në ofendime dhe është shprehur se e vetmja gjë që Heidi di të bëjë është të ‘llapet’ me Romeon.
Françeska: O zemra e vogël unë s’të përfill fare. Vajzat si ty luten që të jenë shoqe me mua. Ti nga ajo që erdhe m’u afrove mua doje të më bëje shoqe, por kur e pe që s’jam aq kapacitet i ulët sa je mësuar të merresh ti, tentove të më përdorje. Ti je një qen i lagur. Shko llapu nëpër cepat e shtëpisë, se aq kapacitet ke që të dalësh pak në kamer. Ec tani. Femër pa lidhje. Je duke shkuar nga një reality në një reality, për vëmendje.
Heidi: Unë jam ajo që të çmend ty.
Françeska: Je një “fucking loser” që kalon dhe provokon për pak vëmendje.
View this post on Instagram
Françeksa teksa mbante një gotë vere në dorë, duke u shprehur me mllef ndaj fjalëve të Heidit për të, ka përplasur nga inati gotën në tokë, ku ciflat e saj janë shpërdarë dhe kanë prekur Julin, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.