Për të matur thellësinë e guvës nënujore Hranice në Moravia të Çekisë, shkencëtarët duhet të operonin një dron nënujor të cilin e zbritën rreth 500 metra në çarjen gjigante, por ende ata nuk kanë arritur në fundin e saj.
Në studimin e fundit të shpellës së shkëmbit gëlqeror, roboti nënujor u zhyt dhe 100 metra më thellë se eksplorimi pararendës në 2016. Por përsëri ata duhet të tërhiqeshin pa gjetur fundin e saj.
Droni nënujor me gjashtë kamera dhe sonar valor arriti thellësinë maksimale prej 500 metrash dhe më pas duhet të ndalonte prej thellësisë.
Gjeologu vendas Michal Geršl tha se mund të ketë ende shumë largësi për të arritur fundin.
“Gazet që dalin nga uji janë dyoksid karboni dhe pak helium, ato vijnë nga shtresa e sipërme e tokës por kjo mund të arrijë në rreth 40 km prandaj nuk ka siguri për thellësinë e mundshme të shpellës nënujore.
“Kjo do të thotë se mund të ketë kanale dhe çarje të ngushta ku ne nuk mund të hyjmë të cilat mund të vazhdojnë për thellësi të paimagjinueshme,” tha Geršl duke shtuar se misioni aktual ishte vetëm thyerja e rekordit botëror dhe marrja e të dhënave për këtë pjesë të humnerës nënujore. Gjatë zbritjes roboti hartoi një skemë të detajuar të terrenit të ashpër”.
Studiuesit thonë se do të rikthehen në shpellë për një zhytje edhe më të thellë.
“Kemi rënë dakord me një kompani nga Hungaria për një pajisje të re për brenda një viti mund të kryejë zhytje deri në 1500 metra, kështu që do të zhytemi në këtë thellësi nëse thellësia do të na e lejojë”.
Shpella nënujore Hranice u shpall më e thella me ujë të ëmbël në shtator 2016 pas studimit të grupit të zhytësit polak Krzysztof Starnawski, që dërguan robotin në rreth 450 metra thellësi, sa ç’ishte dhe gjatësia e litarit të lidhur me të, shkruan rrjeti The Mirror.