Botë e Çuditshme

Shkencëtarët zbulojnë për herë të parë një shpellë në Hënë!

Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një shpellë në Hënë. Të paktën 100 metra e thellë, ajo mund të jetë sipas tyre, vendi ideal për ndërtimin e një baze të përhershme në satelitin e vetëm natyror të Tokës. Shpella ndodhet rreth 400 kilometra nga vendi ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën 55 vjet më parë.

Sipas kërkuesve, kjo me gjasë është vetëm një prej ndoshta qindra shpellave të tjera të fshehura nën sipërfaqe, në një botë ende të pazbuluar. Vende të ndryshme janë në garë me njëra tjetrën për vendosjen e një pranie njerëzore në Hënë, por atyre do tu duhet të mbrojnë astronautët e tyre nga rrezatimi, temperaturat ekstreme dhe nga goditjet mikrometeorike.

 

Ultësira ku gjendet shpella është krijuar nga shembja e tubacioneve të llavës, sipas shkencëtarëve. Hulumtuesit analizuan matjet e radarëve nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” që vëzhgon Hënën dhe i krahasuan rezultatet me damarët e llavës në tokë. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Astronomy”.

Të dhënat e radarit tregojnë vetëm pjesën fillestare të zgavrës hënore, sipas shkencëtarëve. Ata vlerësojnë se shpella është të paktën 40 metra e gjerë dhe disa dhjetëra metra e gjatë, e ndoshta më shumë. Besohet se ka akuj në krateret hënore që nuk ndriçohen kurrë nga dielli, që mund të shfrytëzohen për ujë të pijshëm dhe lëndë djegëse për raketat.

Ju rikujtojmë se, teleskopi Hapësinor James Webb ka kapur një pamje të re mahnitëse të dy galaktikave, të cilësuar si Pinguini dhe Veza. I nisur më 25 dhjetor 2021, teleskopi Webb ndau vëzhgimet e tij të para shkencore të universit më 12 korrik 2022, sipas CNN.  Administratori i NASA-s Bill Nelson në një deklaratë tha:

Me imazhe të jashtëzakonshme nga qoshet e kozmosit. Webb po hedh dritë të re mbi mjedisin tonë qiellor dhe po frymëzojnë brezat e ardhshëm të shkencëtarëve, astronomëve dhe eksploruesve.