Shkencëtarët kanë gjetur një “kapitull të fshehur” të humbur prej kohësh të tekstit biblik gati 1500 vjet pasi u shkrua për herë të parë. Pjesa e humbur përfaqëson një nga përkthimet më të hershme të Ungjijve, sipas studimit të botuar së fundmi në revistën “New Testament Studies”. Fotografia ultraviolet u përdor për të gjetur kapitullin e fshehur nën tre shtresa teksti nga studiues, duke përfshirë Grigory Kessel nga Akademia Austriake e Shkencave.
Njëra prej tyre është në Bibliotekën Britanike në Londër dhe një tjetër u zbulua në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai. Studiuesit thanë se teksti i sapo zbuluar është një interpretim i kapitullit 12 të Mateut të Biblës, i cili fillimisht u përkthye si pjesë e përkthimeve të Sirisë së Vjetër rreth 1500 vjet më parë. Ata thanë se fragmenti është deri tani e vetmja mbetje e njohur e dorëshkrimit të katërt që dëshmon versionin e vjetër sirian, duke ofruar një “portë unike” në fazën e hershme të historisë së transmetimit tekstual të ungjijve.
Teksti ofron gjithashtu njohuri të reja mbi ndryshimet në informacionin që përmbahen në përkthime. Për shembull, ndërsa greqishtja origjinale e Mateut, kapitulli 12, vargu 1 thotë: “Në atë kohë Jezusi kaloi nëpër arat e grurit të shtunën; dhe dishepujt e tij patën uri dhe filluan të mbledhin kallinj dhe të hanin, thotë përkthimi në gjuhën siriane…, filluan të mbledhin kallinj, t’i fërkojnë në duar dhe t’i hanë. “Sa i përket datimit të librit të Ungjillit, nuk mund të ketë asnjë dyshim se ai është prodhuar jo më vonë se shekulli i gjashtë”,-shkruan shkencëtarët në studim.