Psikologët nga ‘Evolutionary Psychology’ kryen së fundmi një studim me 1000 vullnetarë në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara, ku pjesëmarrësit vlerësuan 40 lloje të ndryshme flirtimi në lidhje me efektivitetin e tyre në të pasurit një lidhje me një partner, qoftë të shkurtër apo afatgjatë.
Ndër faktorët e kontrolluar nga studiuesit ishin mosha, disponueshmëria erotike, besimet fetare dhe shkalla e shoqërueshmërisë së secilit pjesëmarrës. Mons Bendixen, një psikolog në Universitetin Norvegjez të Shkencave dhe Teknologjia dhe bashkautor i studimit tha:
Dallimet individuale në moshë, besimet fetare, ekstroversioni, bukuritë personale dhe preferencat për marrëdhënie seksuale afatshkurtra kishin pak ose aspak ndikim në atë se sa mirë të anketuarit i konsideruan taktikat e tyre të ndryshme të flirtimit.
Cila është mënyra më efektive për të flirtuar?
Leif Edward Ottesen Kennair, profesor i psikologjisë tha se:
Të qeshësh me shakatë e njëri-tjetrit është një taktikë efektive flirtimi për të dyja gjinitë.
Sigurisht, sipas kampionit të studimit, kjo teknikë konsiderohet më efektive për meshkujt që janë në kërkim të një lidhjeje afatgjatë, por të dyja gjinitë përfitojnë prej saj.
Dr.Kennair u përgjigj:
Buzëqeshja dhe kontakti me sy janë të rëndësishëm. Atëherë ju mund të zhvilloni aftësitë tuaja për flirtim duke u nisur nga kjo.
Ndërkaq, le ta pranojmë, të gjithëve mund të na ketë ndodhur të paktën njëherë që të kemi pasur disa flirte ‘të pafajshme’ me atë kolegun seksi të zyrës. Nuk ka asgjë të pazakontë që një koleg të tregojë interes ndaj jush, të flirtojë në ambientet e punës apo t’ju kërkojë një takim pas saj. Dhe është normale që të tundoheni, mos u shqetësoni!
Në dukje asgjë e gabuar, por ju keni një partner në krah? Atëherë këtu ndërlikohet pak puna. Pra, çfarë të bëjmë në këtë situatë, t’i themi partnerit apo ta mbajmë sekret? Në këto situata ka vetëm tri mundësi zgjedhjeje që mund t’ju ndihmojnë të dilni një herë e mirë nga e gjithë kjo situatë e sikletshme dhe mos ndiheni më fajtore.