Shkencëtarët kanë konstatuar që niveli i ulët i melatoninës në mënyrë të konsiderueshme mund të rrisë rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2. Në hulumtim kanë marrë pjesë 370 gra, të cilat vuajnë nga diabeti në 12 vitet e fundit, por nuk kanë vuajtur nga diabeti në fillim të hulumtimit dhe 370 gra të cilat nuk vuajnë nga diabeti. Mostrat e urinës janë mbledhur rregullisht për t’u matur niveli i melatoninës, e cila është prodhuar gjatë natës.
Faktorët që ndikojnë në reduktimin e melatoninës janë gjumi me kualitet të keq, sasia e pamjaftueshme e gjumit dhe ilaçet e caktuara. Edhe pse nuk ka dëshmi të sigurt, rezultatet e hulumtimi kanë treguar që ekziston lidhje në mes nivelit të ulët të melatoninës dhe krijimit të diabetit 2. Shkencëtarët theksojnë që planifikojnë të vazhdojnë hulumtimin që të vërtetohen me siguri rezultatet e këtij hulumtimi.
Ndërkaq, diabeti përshpejton procesin e plakjes qelizore dhe ka një efekt shumë të dëmshëm mbi shumë organe e inde. Kjo pasi humbet funksioni i kompartimentit staminal, një nga mekanizmat bazë të plakjes, duke e përshpejtuar ndjeshëm procesin. Dëmet janë edhe mbi arterie e në gjithë sistemin kardiovaskular, theksojnë mjekët gjatë kongresit të 30-të mbi Diabetin që është mbajtur në Itali.
Jo vetëm, por ka impakt edhe tek sisitemi riprodhues dhe tek fertiliteti i të dy gjinive, duke shkaktuar disfunksione serioze edhe në moshë të hershme. Përveç plakjes së parakohshme, diabeti ndikon në reduktimin e cilësisë dhe potencialisht pritshmërisë së jetës. Sipas specialisteve, është thelbësore diagnoza e parakohshme, trajtimi intensive dhe progreset e shkencës për të përballuar sfidat e kësaj sëmundjeje kaq komplekse. Sipas të dhënave të përditësuara, në botë mbi 537 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.