Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura të momentit. Këngët e saj pëlqehen shumë nga publiku dhe kthehen menjëherë në hite. Bëhet fjalë për artisten e re në moshë, Rina Balaj-n e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të saj.
Këto foto duket se janë janë bërë shkak që shumë nga fansat e saj të mendojnë se ajo ka kryer ndërhyrje. Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndiehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.
Ndërkaq, nëpërmjet një postimi në Instastory ajo ka shkruar:
Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura. Të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!
Rikujtojmë se bukuroshja është në një lidhje me këngëtarin shqiptar që jeton në Greqi, Sin Boy. Ata prej kohësh bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe duken shumë të lumtur së bashku, madje kanë edhe disa bashkëpunime muzikore ku kanë rezultuar mjaft të suksesshme.