Dua Lipa dukej fiks si një princeshë teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës Chanel të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh. Këngëtarja e hitit “New Rules”, ishte mahnitëse në Chanel FW92 Couture, të ridizajnuar nga stilisti Lorenzo Posocco. Met Gala 2023 u organizua si çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City të hënën në mbrëmje, me shumë të ftuar të famshëm nga bota e Hollywood-it. Fustani mahnitës i Dua-s i stiluar nga vetë Karl Lagerfeld ishte zbukuruar me detaje bardh e zi dhe i kompletuar me xhufka në fund.
Një vëmendje shumë të madhe mori zgjedhja e aksesorëve të saj, veçanërisht, gjerdani me diamant, i cili ka një histori interesante pas. Dua Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamantin e ri “Legendary” të Tiffany & Co. Diamanti i bardhë “Legendary” është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany, të cilët janë pothuajse identike.
Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh u gjet në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga aksesorët më të famshëm të Tiffany. Në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë. Vetëm katër gra kanë vendosur diamantin origjinal Tiffany.
Mary Whitehouse ishte e para që e vuri atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e vuri diamantin për foto në vitit 1961 për “Breakfast” at Tiffany’s ; Lady Gaga në Oscar 2019 dhe Beyonce në një set fotografik 2021 Tiffany & Co. Me pamjen e saj, Dua Lipa bëri historinë në botën e modës.