Celebrities

Shkëlqeu në “AMA”! Për look-un e Paris Hilton u kujdes ky stilist i njohur shqiptar!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt një ndër eventet më të rëndësishme muzikore, “American Music Award”. Ndër ata që parakaluan tapetin e kuq ishte edhe trashgimtarja e famshme, Paris Hilton, e cila i kishte besuar veshjen e saj dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahitit.

Kjo nuk është herë e parë që punimet e Valdrin Sahitit arrijnë në eventet më të mëdha botërore. Ja disa nga videot që tregojnë se si shkëlqeu Paris Hilton, nën kujdesin e stilistit shqiptar.

Rikujtojmë, se së fundmi, 39-vjeçarja ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Ajo u rrëfye mbi videon e seksit që kishte bërë me ish të dashurin e saj, Rick Salomon. Paris u shpreh se nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë. “Të qëndroje para kamerës ishte njësoj si të të përdhunonin virtualisht” -tha ajo duke shtuar se regjistrimi i videos së seksit u bë kundër dëshirës së saj.