Princi William dhe Kate Middleton janë paraqitur në BAFTA duke bërë rikthimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve për herë të parë që nga viti 2020. Middleton mahniti të gjithë me një fustan të bardhë në Royal Festival Hall të Londrës, teksa u shfaq e buzëqeshur krah bashkëshortit të saj.
Kate zgjodhi që të vishte një fustan Alexander McQueen, teksa ishte krah William, i cili është president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit. Ajo e kombinoi pamjen me një palë vathë Zara që kushtojnë vetëm 27 dollarë dhe doreza të zeza.
Çifti anashkaloi çmimet vjetore televizive dhe filmike të vitit të kaluar për shkak të konflikteve në planifikim. Një vit më parë, Princi William, i cili duhej të mbante një fjalim në ngjarjen vjetore, u tërhoq për shkak të vdekjes së Princit Filip. Veshja e fundit në BAFTA e Middletonit në 2020 ishte një fustan i bardhë dhe ari Alexander McQueen që ajo kishte veshur më parë në një vizitë në Malajzi në 2012.
McQueen ka qenë një prani e qëndrueshme për princeshën në tapetin e kuq të spektaklit, e cila është veshur nga stilisti i njohur për katër nga pesë paraqitjet e saj në BAFTA që nga viti 2017. Së bashku me të ftuarit specialë mbretërorë, shfaqja e së dielës, e ndjekur nga yje si Austin Butler, Viola Davis, Cate Blanchett dhe Jamie Lee Curtis, nderoi gjithashtu Mbretëreshën Elizabeth II në një homazh të udhëhequr nga Helen Mirren.