Justin Timberlake është deklaruar fajtor për një shkelje gjatë drejtimit të automjetit. 43-vjeçari u shfaq personalisht në gjykatën e Sag Harbor në Hamptons. Gjykata e dënoi Timberlake me një gjobë prej 500 dollarësh dhe 25 orë shërbim në komunitet në organizatën jofitimprurëse që ai zgjodhi. “Ky është një gabim i madh që kam bërë, Por uroj që kushdo që po më sheh të mësojë nga ky gabim. E di që unë me siguri kam mësuar”-tha këngëtari.
Këngëtari i ‘Cry Me A River’ u arrestua më 18 qershori pasi policia tha se ai nuk ndaloi në një shenjë ndalimi dhe nuk mund të qëndronte në korsinë e tij në Long Island, Nju Jork. Dokumentet e gjykatës thanë se sytë e tij ishin “të përgjakur” dhe se ai “performoi dobët në të gjitha testet e standardizuara të maturisë në terren”. Timberlake, të cilit iu pezullua patenta muajin e kaluar, më parë ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, e cila mund të sjellë dënime duke përfshirë burgun dhe gjoba deri në 2,000 dollarë.
U raportua se ylli i muzikës pop ishte esëll kur u filmua duke performuar në Las Vegas me sy ‘të gjakosur’, disa javë para arrestimit të tij. Pavarësisht se fansat supozuan se këngëtari i “Mirrors” ishin nën ndikimin e lëndëve narkotike gjatë turneut të tij “Forget Tomorrow World Tour” në T-Mobile Arena, burimet i thanë TMZ se kjo nuk ishte e vërtetë. Sipas burimit, pamja e tillë e Timberlake u analizua shumë në rrjete sociale. Burimi shpjegoi se ish-anëtari i “NYSNC” duhet të qëndrojë esëll gjatë performancave sepse rrezikon shumë. Ai nuk dukej mirë dhe kjo u komentua edhe nga fansat që po ndiqnin nga afër koncertin.