Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi në Durrës!

Një shtetas u gjobit me masë administrative 100 mijë lekë, si dhe iu bllokua mjeti lundrues, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore në Gjirin e Lalzit, në Durrës. Bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale policia ka ndërhyrë menjëherë në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë bllokimin e mjetit lundrues motor uji, që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore duke vënë në rrezik jetën e pushuesve në plazh.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Sipas policisë, E.Ll u ndëshkua nga Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare.

Bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale policia ka ndërhyrë menjëherë në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë bllokimin e mjetit lundrues motor uji, që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore duke vënë në rrezik jetën e pushuesve në plazh.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, Policia Kufitare falënderon e fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Policia Kufitare vijon  patrullimin e vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese.