Shakira thuhet të jetë shumë e zemëruar me ish-burrin e saj, Gerard Pique, për daljen publike me të dashurën e re. Futbollisti spanjoll është fotografuar duke u puthur plot pasion me studenten 23-vjeçare, Clara Chia Marti, në festivalin ‘Summerfest Cerdanya’.
Dalja publike e 35-vjeçarit me partneren e re vjen tre muaj pas ndarjes nga këngëtarja 45-vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë. Clara Chia Marti punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcelonës, Kosmos, në zyrën për Marrëdhëniet me Publikun, ka thënë një burim për The Sun, duke shtuar se ata kanë qenë në lidhje disa muaj para se të merrej vesh, ndërsa kanë arritur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.
Tani mësohet se këngëtarja kolumbiane është e zemëruar me ish-bashkëshortin e saj që ka dalë menjëherë në publik me të dashurën e re. Sipas burimeve, ata kanë pasur një marrëveshje që të mos dilnin me partnerët e rinj në vitin e parë të ndarjes.
Pas këtyre raportimeve dalin dhe disa detaje të reja, ku thuhet se e dashura e re e futbollistit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane. Mediat kanë qenë të zënë duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e saj, me “The Sun” duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.
Më herët ajo fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira. Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bionde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.