Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 17 shoferë në Elbasan! Vendosen edhe 8020 masa administrative!

17 shoferë janë vë në në pranga në Elbasan, ndërsa policia ka vënë edhe 8020 masa administrative.

Gjatë muajit gusht janë arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 8020 masa administrative, të ndara konkretisht:

-3235 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

-251 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

-49 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

-1345 për parakalime të gabuara;

-320 për parkime të gabuara;

-1532 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.