Një këngëtare 31-vjecare që po performonte në një shtëpi të moshuarish më 12 prill ka vdekur në mes të koncertit pasi u rrëzua dhe mbeti e vdekur në skenë, në aksidentin e tmerrit në qytetin kinez të Chongqing.
Viktima kishte kënduar dy këngë kur shkeli në bishtin e fustanit të saj dhe u rrëzua në skenë, duke mbetur papritur pa frymë e palëvizje. E reja që nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet vdiq nga ataku kardiak megjithëse anëtarë të stafit u përpoqën ta risillnin në jetë.
Ajo u dergua më pas në spitalin Chongqing por pak pas mbërritjes u shpall e vdekur. Një autopsi po pritet për shkakun e saktë të vdekjes se pashpjeguar.
Mes ngjarjeve të rënda me performuesit në skenë media përmendnin atë të vitit të shkuar kur një këngëtar iu qëllua për vdekje gjatë një konflikti me një çift në performacën e tij në Brazil.
29 vjeçari Sergiho Murilo Gon alves u qëllua për vdekje teksa përpiqej të ndante një çift që goditeshin mes tyre në koncertin e tij në Recife, Brazil më 13 shtator.
Ndërsa në fillim të këtij viti një reper afrikan ishte një nga dy të vrarë në një atentat në Durban në Afrikën e Jugut.
Raperi AKA, emri i saktë i të cilit ishte Kiernan Jarryd Forbes, ishte vetëm 35 vjec kur humbi jetën pak para se të niste performancën e tij muzikore në skenë, shkruan rrjeti The Mirror.