Wanda Nara ka folur për herë të parë për fillimet e lidhjes së saj me futbollistin Mauto Icardi duke zbuluar detaje intime nga lidhja e tyre. Modelja u shpreh se:
Ai dyshek duhet të jetë përdorur nga më shumë se 200 gra, por pas meje ishte shkatërruar totalisht. Mbaj mend dhimbjen që ndjeva të nesërmen, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka. Mora ibuprofen çdo katër orë. Mendoj se nëse nuk do të kishte funksionuar atë natë, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që ndodhi mes nesh.
Ndërkaq, tradhtia e Naras ndaj Maxi Lopez, ishte padyshim një ndër lajmet më të bujshëm të mediave rozë të futbollit evropian. Wanda dhe Icardi kanë përjetuar në këto vite një histori shumë të pazakontë bashkë. Një histori kur ajo kaloi nga krahët e Maksi Lopez, në ato të sulmuesit tjetër argjentinas, duke u divorcuar me të.
Një lidhje që kishte nisur në fakt në mënyrë shumë të çuditshme, të nisur nga ajo, siç ka zbuluar vetë në një emision televiziv të motrës së saj, Zaira. Bukuroshja italiane tregoi duke qeshur se si kishte mposhtur “konkurrencën” kur po mendonte të kalonte nga Maxi Lopez te Mauro Icardi.
Rikujtojmë, se modelja e njohur disa ditë më parë pranoi publikisht se vuan nga leucemia:
Kam leucemi. Në fillim thoja ‘kjo gjëja që kam’, pastaj ia dola që ta quaja sëmundje dhe tani e them edhe emrin e saj. U kërkoj falje të gjithë atyre që menduan se duhej t’i bëja gjërat më shpejt.
Përveç kësaj, Nara ka disa angazhime profesionale. Ajo po merr pjesë në versionin italian të ‘Dancing with the Stars’.