Auto & Moto

Shkak bëhet flamuri italian, Policia ndalon shitjen e një modeli nga Fiat!

Më herët flitej se si crossoveri më i vogël i Alfa Romeos supozohej të quhej Milano. Bëhet e ditur se ai u riemërua Junior pasi autoritetet italiane nuk ishin të emocionuar nga emri origjinal. Madje, një ligj vendas e bllokoi Stellantis nga përdorimi i një emri italian në një automjet të prodhuar jashtë vendit. Diçka e ngjashme po ndodh përsëri.

Një tjetër markë nga Stellantis, Fiat, ka probleme me shitjen e Topolinos për shkak të flamurit italian të vendosur në të. Siç raportohet, 134 Topolinos janë sekuestruar nga policia italiane në qytetin e Livornos. Fajtori është flamuri anësor i vendosur pranë dorezës së derës i cili nuk duhet të jetë aty dhe as në ndonjë vend tjetër.

Kjo pasi EV i vogël nuk prodhohet në Itali por në fabrikën Kenitra të Marokut. Ligji që ndalon Fiat-in të përdorë flamurin italian në një produkt të prodhuar diku tjetër daton nga dhjetori i vitit 2023. Ai që e shkel ligjin dënohet me gjobë administrative nga 10 mijë në 250 mijë euro. Stellantis thuhet se nuk ka rrugë tjetër veçse të heqë flamurin për të shitur ato makina të sekuestruara Topolino.

Rikujtojmë se Fiat ka prezantuar dy versione të reja të modelit 500e, që i ka quajtur 500e Inspired By Beauty dhe 500e Inspired By Music. Fiat 500 Inspired By Beauty është i lyer me ngjyrë rozë dhe sediljet i ka të veshura me lëkurë bezhë dhe i njëjti material është përdorur edhe për “veshjen” e pjesëve tjera të metalta. Modeli 500e Inspired By Music është i ngjashëm, i lyer me ngjyrë të zezë. Edhe pse nuk ka shumë gjëra që i ndanë këto dy versione të veçanta, të dy janë të pajisur me dritat LED. Blerësit mund të llogaritin në ekranin 7-inç dhe një tjetër 10.5 të sistemit infotainment që mbështet Android Auto dhe Apple CarPlay.